Ndotja, jo më makina të përdorura!
By Unknown - 1/6/13
Importuesit e automjeteve kërkojnë një takim me qeverinë, që të shpjegojnë kërkesën e tyre për një ndalim të importit të automjeteve mbi 7 vjet. Ata argumentojnë se në tre vitet e fundit janë importuar më shumë se 100 mijë automjete të përdorura me standardet Euro 1 dhe Euro 2, dhe thonë se është kënaqur gjendja sociale në njërën anë, por në anën tjetër automjetet e tilla janë ndotës të mëdhenj. Nga Grupi i importuesve të automjeteve motorike në Lidhjen e Odës Ekonomike, thonë për Alsat se kërkesa e tyre me shkrim, është dorëzuar në qeveri. Nga qeveria thonë se do ta shqyrtojnë kërkesën, por nuk kanë caktuar një datë takimi. Importuesit kërkojnë futjen e normës Euro 4 për automjetet e përdorura në tremujorin e parë të vitit 2013, ndërsa përmendin se në Shkup, në matjet e fundit të grimcave të dëmshme në ajër, ndotja e ajrit është 20 herë më e madhe se kufijtë e lejuar. Masat që lejojnë importimin e mëtejshëm të automjeteve me standarde Euro 1 ose Euro 2 po bëhen kundër-produktive thanë nga Grupi i importuesve.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Ndotja, jo më makina të përdorura!"