Lajmet e Fundit

Interi përshëndetet nga titulli

By Unknown - 1/6/13

Interi edhe zyrtarisht është në krizë dhe jashtë luftës për titull të kampionit të Italisë, pas humbjes së fundit të pësuar nga Udinese në Friuli me rezultat 3-0.


Pjesa e parë kaloi në dominim të Interit, me rastet që nuk i shfrytëzuan Palacio dhe Cassano.

Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat. Interi e filloi më mirë dhe kishte rastet. Jonathan humbi një rast të përkryer pasi Interit nuk iu dha një penalti. Rastin e humbur të Jonathan do ta konkretizonte ndoshta edhe gjyshja e tij...

Menjëherë më pas edhe Palacio i lëshoi një mundësi shumë të mirë, që e nervozoi Antonio Di Natalen, i cili pas një pasimi të bukur të Lazzarit shënoi bukur për 1-0 (63’).
Udinese nga ky moment e mori lojën në dorë dhe vetëm tri minuta më vonë Juan u përjashtua me karton të kuq.

Muriel e dyfishoi rezultatin (75’), para se edhe Antonio Di Natale të fundoste Nerazzurët pas një aksioni të mrekullueshëm për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar.

Interi ka 35 pikë në vendin e katërt, me nëntë pikë më pak se Juventusi në vendin e parë që zhvillon takimin ndaj Sampdorias në shtëpi nga ora 15:00.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Interi përshëndetet nga titulli"

Leave a Reply