Lajmet e Fundit

NBA: Kobe ringjall Lakersat

By Unknown - 1/28/13

Kobe Bryant ka ndihmuar Los Angeles Lakers t’i japë fund periudhës së vuajtjes për të mposhtur skuadrën lidere të NBA-së, Oklahoma City Thunder, me rezultat 105-96.

Bryant shënoi 21 pikë, 14 asistime dhe nëntë kërcime, duke shënuar kështu numrin e dytë më të lartë të asistimeve në ndeshjen e dytë radhazi, derisa Lakers po ashtu shënuan fitoren e dytë të njëpasnjëshme pas katër disfatave.
Los Angeles ishte në disavantazh 87-86 ndaj Thunder në çerekun katërt, por një seri 9-2 e dirigjuar nga Byant kaloi skuadrën vendase në avantazh.
Shënuesi lider i NBA-së, Kevin Durant, shënoi 35 pikë për Oklahoma Cityn, që shijoi disfatën e 11-të të sezonit (34 fitore).
Për Los Angeles fitorja ishte e 19-ta e sezonit krahas 25 humbjeve.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "NBA: Kobe ringjall Lakersat"

Leave a Reply