Miriam Cani zbulon këngën e re
By Unknown - 1/26/13
Ylli shqiptar, Miriam Cani, ka zbuluar këngën e saj të re “Ti S’e Di Përse”, në spektaklin e talentëve të këndimit, “The Voice of Albania”.
Miriam, e cila është edhe një prej trajnereve në The Voice of Albania ka shfrytëzuar finalen e madhe për të publikuar këngën e saj të re dhe e performoi atë në skenë me konkurrenten e saj, Mjellmën.
“Kënga titullohet “Ti S’e di Përse”, është një këngë e bukur, këngë e lehtë. Shpresoj t’iu pëlqejë të gjithëve”, ka theksuar Miriami në skenë.
Kënga e fundit e Miriamit vjen në një moment kur spekulimet për një shtatzëni të saj kanë qenë prezente nëpër media.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Miriam Cani zbulon këngën e re"