Lajmet e Fundit

Menduh Thaçi: ‘Takova ‘shefin’ e Ahmetit’ (VIDEO)

By Unknown - 1/30/13


Ka mbaruar pas 45 minutash takimi mes kryeministrit Nikola Gruevski dhe kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi. Ky i fundit ka shmangur të zbulojë më shumë hollësi nga takimi, me arsyetimin e se Qeveria do të bëjë njoftimin me shkrim mbi takimin,
ndërsa vetëm ka konfirmuar se temë diskutimi kanë qenë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit.
Thaçi u ka thënë përfaqësuesve të mediave se kriza politike nuk ka qenë pjesë e diskutimit mes tij dhe kryeministrit Gruevski.
Përsa u përket zgjedhjeve lokale, kreu i PDSH-së ka bërë të ditur se janë pajtuar me shefin e ekzekutivit se ato duhet të jenë fer dhe të lira.
“U pajtuam me z. Gruevski se euro-integimet duhet të jenë prioritet për të gjitha partitë po dhe për qeverinë. Biseduam për zgjedhjet lokale, Qeveria mban përgjegjësinë kryesore që ata të jenë të drejta, korrekte dhe demokratike. E përkujtova kryeministrin se shumë zyrtar të lartë të BDI-së nuk janë të dënuar dhe lëndët e tyre janë në sirtarët e gjykatave. Kryeshefi i policisë Tetovë –Gostivar u ofron njerëzve mito që ti blejnë votat e maqedonasve për Tetovë” tha Thaçi pas takimit me Gruevski.
I pyetur pse nuk takohet edhe me Ahmetin ai tha se ka preferuar Gruevskin.
“Ka pas shumë iniciativa të takohem me zotin Ahmeti, por seriozisht pa cinizëm, unë kam zgjedhur të takohem me shefin e zotit Ahmeti, shefi i z. Ahmeti është Nikolla Gruevski dhe nuk kam përse të takohem me 100 parti. Nuk është çështje e koalicioneve apo marrëveshjeve, por partia e cila e ka në dorë qeverisjen e mban përgjegjësinë.” tha Thaçi.
Ai theksoi se me Gruevskin janë marrë vesh për komunikim mes shtabeve të dy partive gjatë zgjedhjeve që mos të ketë ngatërresa teknike.
“Nuk kemi folur për bashkëpunim eventual për këta zgjedhje. PDSH do ta fitojë BDI-në në këto zgjedhje lokale dhe gjëja e parë që do bëjë është do të kërkojë zgjedhje parlamentare, prandaj mendoj se ato do të mbahen në korrik” tha ai.
Përndryshe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, mbërriti pa vonesë në takimin me kryeministrin Nikola Gruevski. Nga reporterët në teren raportohet se Thaçi ishte vetëm, pa asnjë nga bashkëpunëtorët e tij. 
Ndryshe takimi i sotëm Gruevski Thaçi ishte i pari pas pesë vjetëve ndërprerje të komunikimit zyrtarë mes dy ish partnerëve të koalicionit qeveritarë, gjatë periudhës 2006-2008, kur PDSH-ja u bë pjesë e qeverisë.   

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Menduh Thaçi: ‘Takova ‘shefin’ e Ahmetit’ (VIDEO)"

Leave a Reply