Lista zgjedhore vetëm në maqedonishte
By Unknown - 1/30/13
Kontrollimi i Listës Zgjedhore përmes internetit nga qytetarët me të drejtë vote nuk mund të realizohet në gjuhën shqipe, madje as në alfabetin latin. Softueri kompjuterik që u shërben qytetarëve për të kontrolluar nëse bëjnë pjesë apo jo në listën zgjedhore, dhe në cilin vendvotim mund të realizojnë të drejtën e votës, është vetëm në maqedonisht dhe alfabetin e saj cirilik. Nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi thekson se akoma po shqyrtohen disa variante që në softuer të futet edhe gjuha shqipe, edhe pse deri në fund të afatit kontrollues kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë. Faza e kontrollimit të listës pushon më datën 9 shkurt.
“Ne kemi marrë këtë si donacion nga Asociacioni qytetar ‘Most’ me të cilën është vënë në shfrytëzim tani. Do të përpunohen të dhënat se a mundet që i njëjti të plotësohet edhe në gjuhën shqipe. Sa i përket kësaj, ne kemi diskutuar disa herë mirëpo është në përpunim të sipër se a do të mundet që ky i njëjti të shfrytëzohet edhe në gjuhën shqipe ose vetëm në alfabetin latin. Ka edhe një variant tjetër, që të mundet ende të thjeshtësohet, që vetëm me numrin e amzës të kontrollohet”, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.
Jakupi thekson se deri tani nuk kanë marrë ndonjë ankesë nga qytetarët për mos aplikimin e gjuhës shqipe në këtë softuer. Pavarësisht kësaj, një numër i madh qytetarësh me të drejtë vote janë shqiptarë, dhe e drejta e kontrollimit të listës zgjedhore edhe në gjuhën shqipe, garantohet me ligj. Ndërkohë Jakupi u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e kontrollit të listës zgjedhore përmes internetit, sidomos atyre që në këto zgjedhje për herë të parë do të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Lista zgjedhore vetëm në maqedonishte"