Masat mbrojtëse kundër gripit
By Unknown - 1/26/13

‘Duhet që të shmanget grumbullimi dhe qëndrimi në hapësira, ku ka shumë njerëz, sidomos të shmanget kontakti i afërt; jo më afër se një metër, një metër e gjysmë distancë, me persona të cilët janë tashmë të sëmurë ose dyshohen të sëmurë, që teshtijnë, kolliten, kanë temperaturë të lartë, kanë pamjen sikur po qajnë, iu lotojnë sytë”, tha Dr Gordana Kuzmanovska, epidemiologe, Instituti i Shëndetit Publik
Përveç kësaj, mjekët rekomandojnë edhe dietë të shëndetshme, të pasur në vitamina dhe evitim të stresit, si një aleat i madh në luftën kundër gripit. Madje 70 % e të sëmurëve në Maqedoni janë të sëmurë nga gripi A H1N1, i njohur si Gripi i Derrit, por, megjithatë epidemiologët qetësojnë qytetarët, duke thënë se forca e tij është më e vogël se ajo e vitit 2009 kur edhe u shfaq.
‘Edhe pse themi se imuniteti nuk është i përhershëm, megjithatë, në organizëm mbetet një shkallë të vogël e imunitetit që njeh virusin e ri. Nëse ai ishte i panjohur në vitin 2009, kjo pandemi qarkullonte edhe në vitin 201, në vitin 2011 dhe 2012, kështu që shumica e popullsisë ka ndeshur me këtë virus dhe ka krijuar imunitet. Kështu që, tani në këto momente, edhe pse virusin ende e quajmë pandemi, ai nuk ka më një forcë të tillë, sa të përbëjë pandemi”, tha Dr Gordana Kuzmanovska, epidemiologe, Instituti i Shëndetit Publik
Epidemiologët thonë se nuk është për t'u habitur që në Maqedoni, virusi i derrit të jetë i përhapur në një përqindje të tillë, për shkak se ai po dominon edhe në Evropë dhe në vendet fqinje. Në Maqedoni, numri i të sëmurëve nga gripi, nga dita në ditë po rritet. Vetëm javën e kaluar u regjistruan 750 raste të reja të dyshuara me grip, kurse nga fillimi i sezonit 1750 raste. Tek 28 njerëz është konfirmuar prania e gripit AH1N1, kurse 3 prej tyre janë në Klinikën Infektive në repartin e kujdesit intensiv. Gripi dje mori edhe viktimën e parë, një 62 vjeçar nga Tetova.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Masat mbrojtëse kundër gripit"