Kupa e Mbretit,Malaga Sfidon Barcelonen
By Unknown - 1/26/13
Pasi mbrëmë Real Madridi dhe Sevilja siguruan kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, sonte pritet të mësohen emrat e dy gjysmëfinalistëve tjerë. Skuadra e Betisit nga ora 20:00 takohet me Atletiko Madridin, në kërkim të përmbyesjes së rezultatit nga ndeshja e parë, kur Atletiko në Madrid fitoi 2:0. Ndërkohë shumë interes tërheq dueli ndërmjet Malagës dhe Barcelonës që fillon në orën 22:00. Ndeshja e parë në Kamp Nou përfundoi me barazimin 2:2, ndërsa Malaga tani pretendon të eliminojë favoritin e madh. Barcelona do të jetë në këtë sfidë pa trajnerin Vilanova, që gjendet në Nju Jork në terapi pas operacionit për heqjen e tumorit, mirëpo katalanasit me formacionin më të fortë do të kërkojnë kualifikimin dhe përplasjen me Real Madridin në gjysmëfinale.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Kupa e Mbretit,Malaga Sfidon Barcelonen"