Lajmet e Fundit

LSDM vazhdon me bllokimin e rrugëve

By Unknown - 1/23/13

Kryetari i PRSD-së Tito Petkovski akuzoi sot kryeministrin Nikolla Gruevski se që nga koha e ardhjes në qeveri, lufton politikanët maqedonas, ndërsa para Ali Ahmetit gërhit si mace. Sipas tij, e vetmja gjë e rëndësishme për kryeministrin janë paratë dhe pushteti, dhe për të arritur këtë qëllim, ai shkel edhe interesat shtetërore.“Shikoni se me çfarë energjie ai sulmon dhe diskrediton politikanët e bllokut politik maqedonas. Ndërsa kur bëhet fjalë për interesat e tij personale dhe partiake para Ali Ahmetit ai gërhit si mace e vogël. Përfundimisht bëhet e qartë se atij asgjë nuk i intereson përveç parave dhe pushtetit”, tha  Tito Petkovski, kryetar i PRSD-së. Pas dështimit të takimit të djeshëm mes kryeministrit Gruevski dhe liderit të opozitës Cërvenkovski, LSDM ka vazhduar me rezistencën e saj nëpër rrugët e kryeqytetit. Edhe sot simpatizuesit e partisë më të madhe opozitare kanë bllokuar për gjysmë ore tre kryqëzime kyçe në Shkup. Petkovski theksoi se rruga është instrumenti i fundit i opozitës për të luftuar diktaturën e instaluar nga pushteti i tanishëm. Si opozitë ne jemi të hedhur në rrugë, rruga është terreni ynë politik… Në kushte  të diktaturës ju nuk keni mekanizma dhe instrumente të tjera për luftë politike, u mbesin ato jashtë institucionale. Për shkak se kjo qeveri, e para që bëri ishte të shkatërrojë institucionet, të heshtë Kuvendin, aty ku ne duhet të bisedojmë”, tha  Tito Petkovski, kryetar i PRSD-së. Petkovski nuk deshi të komentonte kthimin e RDK-së në Kuvend, por theksoi se parlamenti nuk mund të funksionojë në mënyrë demokratike pa 42 deputetët e opozitës maqedonase.


Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for " LSDM vazhdon me bllokimin e rrugëve"

Leave a Reply