Drejtori i 'Ujësjellësit' gënjen për përdorimin e shqipes
By Unknown - 1/23/13
Drejtori i Ndërmarrjes Publike ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’, Stojan Srbinovski gënjen dhe nuk fletë të vërtetën kur thotë se mbledhjet e të gjitha këshillave në ndërmarrjen e tij mbahen në dy gjuhë dhe që të gjitha dokumentet janë edhe në shqip. Kështu për ALSAT shprehet Iljaz Bajrami, njëri nga antarët shqiptar të Këshillit Mbikqyrës të kësaj ndërmarrjeje publike.
‘Në Këshillin Mbikqyrës të NP ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’ as materialet mua personalisht nuk më jepen në gjuhën shqipe por as mbledhjet nuk mbahen në gjuhën shqipe. Ka 4 vite që kam këtë mandat, materialet qe 4 vite më kanë ardhur në maqedonisht kurse vula është në dygjuhësi. As mbledhjet nuk janë mbajtur në gjuhën shqipe por as materiale nuk janë në shqip d.m.th kjo për mua është se drejtori Sërbinovski, gënjen’, tha Ilaz Bajrami, antarë i Keshillit Mbikqyrës NP ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’
Dje me rekomandim të drejtorit Srbinovski ne kërkuam dokumente të cilat duhej të ishin edhe në gjuhën shqipe, por sipas atyre që ne gjetëm, ato ishin vetëm në maqedonisht. Sot drejtori i NP ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’ refuzoi të jap sqarime lidhur me to duke na thënë se ne nuk kemi gjetur dokumenmtet e duhura që sipas tij na qenkan në dy gjuhë.
Mbrëmë më thatë se mundem të kërkojë dokumente në të cilat nuk mund të gjej ndonjë që nuk është në dy gjuhësi, gjegjësisht ku nuk respektohet ligji për përdorimin e gjuhëve. Sot gjeta një morri dokumentesh të cilat nuk kisha mundësi të gjitha ti marr me vete, ku mund të vërehet se nuk respektohet dygjuhësia, konkretisht këtu kam rregulloren për punën e këshillit mbikqyrës në ndërmarrjen tuaj e cila është vetëm në maqedonisht dhe aty mund të shihet vetëm vula që është në dy gjuhë?
'Në rregull! ‘ përgjigjet Sërbinovski.
Ju thatë se ato janë në dy gjuhë, pse kjo nuk është ashtu?
Në rregull, do të gjejmë dhe do tua tregojmë. Nuk i keni gjetur dokumentet e vërteta’, tha Sërbinovski, Drejtor i NP ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’
Pas jush tabela është vetëm në maqedonisht?
‘Po në rregull dhe çka tani?’, përgjigjet shkurt Sërbinovski
Pse nuk e respektoni Kushtetutën dhe ligjet?
‘Respektohet Kushtetuta dhe ligjet’, përgjigjet përsëri shkurt Sërbinovski
Përveç vulës që është dy gjuhësore në këtë Ndërmarrje Publike, asgjë tjetër nuk është në dy gjuhë. Më këtë drejtori Srbinovski ka shkelur dhe vazhdon të shkel ligjet dhe kushtetutën e vendit ndërsa së shpejti do të gjendet para gjyqit bashkë me tre kolege tjerë të tij, atë të Ndërmarrjes së Transportit Publik, Misho Nikollov, atë të ‘Parçe dhe Gjelbrime’ Dushan Aviroviq si dhe Borçe Jakimovski nga NP ‘Parkingu i Qytetit’.
Ligji parasheh deri në 5 vjet burg për zyrtarët që anashkalojnë përdorimin e gjuhëve zyrtare në vend.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Drejtori i 'Ujësjellësit' gënjen për përdorimin e shqipes"