Kongresi e konfirmoi fitoren e Obamës në zgjedhje
By Unknown - 1/5/13
Kongresi i Shteteve të Bashkuara zyrtarisht e ka konfirmuar se Barack Obama ka fituar në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në nëntor të vitit të kaluar. Mbrëmë vonë, në mbledhjen e përbashkët të Senatit dhe Dhomës Përfaqësuese, formalisht u regjistruan votimet në Kolegjin Elektoral nga 50 shtete amerikane dhe kryeqyteti Uashington D. C.Sipas këtyre rezultateve shihet se prej 538 votave të Kolegjit Elektoral, Obama i mori 332, pra shumë më tepër se 270 votat e domosdoshme.Rivali republikan për president, Mitt Romney, i mori 206 vota.Në sistemin amerikan, votuesit nuk votojnë direkt për presidentin, por për zgjedhësit e Kolegjit Elektoral, të cilët pastaj formalisht e bëjnë zgjedhjen.Në votat popullore, në zgjedhjet e 6 nëntorit, Barack Obama fitoi më se 51%.Ai do të inaugurohet në mandatin e dytë presidencial katërvjeçar më 20 janar.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Kongresi e konfirmoi fitoren e Obamës në zgjedhje"