E shohin me tjetër, kërcet dajaku
By Unknown - 1/4/13
Një rast i pa rëndomtë është regjistruar ditën e mërkurë në Gostivar.
Një dyzetegjashtëvjeçar është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe i biri i tij, pasi që e kishin parë në shoqëri me një femër tjetër. Rasti ka ndodhur përpara një objekti hotelierik, nga ku dhe e kanë parë duke dalë i shoqëruar me një grua tjetër. Ato kanë pasur njohuri se ai ndodhej aty, e kanë pritur dhe në të dalë nga hoteli e kanë sulmuar.
“Dyzetegjashtëvjeçari me inicialet E.Q., nga Gostivari, ka njoftuar policinë se të mërkurën në ora 20 e 30 të darkës para objektit hotelierik ‘Monako’ ka qenë i sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe biri i tij. Në dalje të objektit, fillimisht bashkëshortja e ka sulmuar me një shkop prej druri, kurse i biri me grushte dhe një boks prej metali i ka shkaktuar lëndime të dukshme në fytyrë. I kanë ndarë kalimtarë të rastit, ndërsa pak më vonë personi me inicialet E.Q e ka paraqitur rastin në Polici“, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Gostivarit. Pas denoncimit të rastit, sulmuesit janë thirrur në Polici dhe janë diskutuar rrethanat që çuan deri te incidenti fizik mes tyre. Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "E shohin me tjetër, kërcet dajaku"