Kërçova reagon për kandidaturat e BDI-së
By Unknown - 1/7/13
Vazhdojnë kundërthëniet në BDI lidhur me kandidaturat për zgjedhjet lokale. Në redaksinë e televizionit ALSAT M kanë mbërritur reagime nga 4 bashkësi lokale të Kërçovës, të cilat kërkojnë nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti që të nominojë Aqif Mehdiun për kryetar të Komunës së Kërçovës. Reagimi i bashkësive lokale vjen pas shpalosjes në opinion të emrave të kandidatëve nga BDI-ja, ku mes të cilëve, për komunën e Kërçovës është propozuar Fatmir Dehari. Në reagimin e nënshkruar nga 4 bashkësitë lokale Zajaz Teqe, Kolibarë, Llapkidoll dhe Trapçindoll, kërkohet që Aqif Mehdiu, të përfaqësojë Kërçovën, për shkak të cilësive të larta morale dhe patriotike që ai posedon. Në reagim gjithashtu theksohet se me këtë candidature, as BDI-ja dhe as zgjedhësit nuk do të turpërohen dhe anashkalohen. Bashkë me kërkesën për kandidimin e Mehdiut, kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti i është dërguar edhe një listë me rreth 100 firma nga kryetarët dhe anëtarët e Bashkësive lokale të BDI-së, të cilët mbështesin kandidaturën e Aqif Mehdiut për kryetar të qytetit të Kërçovës.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Kërçova reagon për kandidaturat e BDI-së"