Lajmet e Fundit

Ahmeti njofton Merkon: 'Kandidat është Arben Llabënishti'

By Unknown - 1/7/13


Edhe zyrtarisht, lideri i BDI-së Ahmeti ka njoftuar sot kryetarin aktual të Strugës Ramiz Merkon me vendimin e kryesisë së partisë se ai nuk do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar të Strugës. BDI në Strugë do të kandidojë me deputetin Arben Llabënishti. As reagimet e fundit që erdhën nga këshillat të ndryshëm vendor në Strugë nuk kanë ndikuar në vendimin e e kryesisë së BDI-së që Labunishta të jetë kandidat i kësaj partie në Strugë. Këtë e konfirmuar në një prononcim për Alsat M edhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi. 
“Duhet që opinioni diçka të kuptojë, sepse kandidatët e kanë të qartë këtë, kjo është garë e brendshme dhe qëllimi i gjithë kësaj gare është që ne krahas konkurrencës të zgjedhim edhe kualitetin edhe kandidatin më të mirë të mundshëm për ta fituar atë komunë. Nuk do të thotë se nëse një kandidat nuk zgjidhet ai nuk ka qenë i mirë, përkundrazi të gjithë janë të mirë, vërehet një atmosferë pozitive, garuese, konkurruese brenda BDI-së dhe kjo do ta nxjerr kualitetin”, tha Abdilaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së
Siç mëson Alsat M reagimet e këshillave të vendor të Strugës kanë ardhur si pasojë e presioneve që ka bërë kryetari aktual Merko, në tentativë për të ndikuar mbi vendimin e kryesisë . Por nga kryesia 21 anëtarëshe vetëm një votë ka marrë kryetari aktual i Strugës Ramiz Merko, ndërsa të tjerët kanë votuar pro Labënishtës.  Ndryshe me njoftimin e Merkos se nuk është kandidat për kryetarb të Komunës, kryesia e BDI-së sot ka filluar të njoftoj edhe degët tjerë të saj se kush do ti përfaqësoj si kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale të marsit.  
"Do të marrin pjesë kryetari i degës, kandidatët e propozuar nga degët, shefi i shtabit zgjedhor lokal që është zgjedhur nga partia dhe në këtë përbërje të zgjeruar të kryesisë qendrore do tu kumtohen edhe vendimet dhe arsyet përse BDI ka vendosur të kandidojë kandidatin për cilin është përcaktuar sepse ka më tepër faktorë për cilët ne kemi diskutuar, nuk janë vetëm propozimet që vijnë nga këshillat vendor, nuk janë vetëm sondazhet që janë realizuar, por ka edhe faktorë tjerë kuptohet, çdo komunë ka edhe specifikat e saj dhe ne i marrim parasysh të gjitha”, tha Abdilaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së
Edhe përkundër dilemave të shumta, kryesia e partisë ka vendosur që në Komunë të Haraçinës të garojë me kryetarin e degës së partisë në këtë komunë Ibrahim Ajvazin. Përpos Strugës dhe Haraçinës, kryesia sot ka njoftuar edhe zyrtarisht degët e Sarajit, Bogovinës, Tearcës, e Likovës, se kush do të jenë kandidat të saj në këto komuna. Në ditët në vazhdim, kryesia e BDI-së do të njoftojë edhe degët tjera të partisë për kandidaturat. Në Saraj siç kemi njoftuar, BDI do të garoj me Bekim Muratin, në Tetovë me zv.kryeministren Teuta Arifi, në Gostivar me ministrin e pushtetit lokal Nevzat Bejtën, në Bogovinë me Hazbi Idrizin, Tearcë me Isen Asani, në qytetin e Dibrës BDI do të garojë me myftiun aktual Ruzhdi Lata, Kërçovë me Fatmir Dearin, Çair me Izet Mexhitin, në Komunën e Likovës do të garojë me Sadulla Durakun, Zhelinë me Fatmir Izairin, Bërvenicë me Ever Pajazitin, Vrapçishtë me Bajram Kadrija, në Studeniçan BDI edhe kësaj radhe do të garojë me kryetarin aktual Fati Iseni.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Ahmeti njofton Merkon: 'Kandidat është Arben Llabënishti'"

Leave a Reply