Homazhe me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Arbën Xhaferit
By Unknown - 1/24/13
Një delegacion i Partisë Demokratike Shqiptare i kryesuar nga kryetari Menduh Thaçi, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-kryetarit të kësaj partie Arbër Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij, 24 janar të vitit 1948.
Thaçi në 65 vjetorin e lindjes së Xhaferit tha se PDSH e kujton atë me mall dhe dhimbje.
“Sot është 65 vjetori i lindjes së kryetarit tonë Arbën Xhaferi dhe normalisht e kujtojmë zotëri Xhaferin me shumë dhimbje dhe mall. Jemi shumë krenar që jemi trashëgimtarë të një rrugë politike shumë të shëndosh që ai e vendosi para 20 vjetëve për shqiptarët e Maqedonisë. Do të vazhdojmë ta përkujtojmë, por edhe ta kultivojmë rrugën që ai e nisi që në vitin 1993, dhe kjo rrugë sigurisht do të përfundojë me shumë suksese”.
Arbër Xhaferi ndërroi jetë vitin e kaluar pas një sëmundje të rëndë, ndërsa kishte lindur në Tetovë me 24 janar të vitit 1948.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Homazhe me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Arbën Xhaferit"