Google vjen me dizajn të ri për Google Images
By Unknown - 1/24/13
Google ka ri-dizajnuar kërkimin e fotografive për të mundësuar rezultate më të mira, ka njoftuar kompania të mërkurën.
Në ditët në vijim, përdoruesit e Google do të shohin një panel horizontal në të cilin përdoruesit mund të kalojnë dhjetëra fotografi shumë shpejtë, duke përdorur tastierën, ka thënë Google në postimin e saj të fundit në blog.
“Bazuar në komentet të cilat i kemi marrë nga përdoruesit dhe zhvilluesit e uebit, ne e kemi ri-dizajnuar shërbimin Google Images për të ofruar një përvojë më të mirë të kërkimit” ka thënë Hongyi Li, menaxher i produktit në Google.
Me ndryshimin e bërë, përdoruesit do të shohin disa fotografi të vogla në korniza dhe shfaqjen e fotografisë së përzgjedhur në ndërfaqen më poshtë.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Google vjen me dizajn të ri për Google Images"