Gripi i derrit, shënohet viktima e parë!
By Unknown - 1/24/13
Një burrë 62 vjeçar nga Tetova është viktima e parë e gripit të tipit A H1N1 të njohur si Gripi i Derrit. Siç njoftuan sot nga Klinika për Sëmundje Infektive, ai vdiq dje, kurse më parë kishte disa sëmundje kronike sikurse – probleme me veshkat dhe zemrën, tension të lartë, kurse më shumë se 20 vjet ka vuajtur nga diabeti."Vështirësitë u shfaqën 7 ditë para pranimit, tek ne u pranua në orët e mbrëmjes në gjendje të rëndë të përgjithshme, u ndërmorën të gjitha masat për trajtimin intensiv tek pacienti i tillë. Ishte vendosur në ventilim, por pas qëndrimit 20 orësh në Klinikë, pacienti dje pasdite vdiq ", tha Sanja Marinkoviq, Klinika për Sëmundje Infektive.Në Klinikën e njëjtë tre pacientë të tjerë të infektuar me Gripin e Derrit janë nën kujdes intensiv dhe gjendja e tyre është kritike. Bëhet fjalë për pacientë të moshës 38, 72 vjeç dhe një fëmijë katër vjeçar. Mjekët paralajmërojnë se numri i rasteve po rritet. Gripi është konstatuar tek 1750 qytetarë, kurse tipi A H1 N1 tani për tani është konfirmuar tek 28 prej tyre. Vetëm këtë javë nga gripi janë sëmurë 750 persona. Për shkak të rritjes së numrit të rasteve, mjekët bëjnë apel për mbajtjen e higjienës."Popullsia duhet ta dijë që ti lajë duart pas çdo dalje jashtë në autobus apo kudoqoftë... Të lahen duart, sepse gripi mund të bartet në mënyrë indirekte, jo vetëm përmes teshtitjes dhe kollitjes", tha Jovanka Kostovska, Komisioni për Sëmundje Infektive. Më shumë të sëmurë ka në Shkup, pastaj vijnë Strumica, Tetova dhe Kumanova.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Gripi i derrit, shënohet viktima e parë!"