Eksplorimi i Alsharit, nga kompanitë vendore
By Unknown - 1/24/13
Një kompani vendore do të bëj hulumtime gjeologjike të lëndëve të para në minierën Alshar. Kompania emri i së cilës tani për tani nuk zbulohet, për këto gjurmime gjeologjike do të paguaj koncesion me vlerë prej 25 mijë euro. Bëhet fjalë për minierën ku ndër të tjera gjenden edhe minerali i rrallë – loranditi, i cili në formë të pastër mund të gjendet vetëm në Maqedoni. Vlera e xeheve në Alshar të malit Kozhuf besohet se arrinë në 1,5 miliardë euro. Mirëpo, kjo do të konfirmohet nga gjurmimet gjeologjike, me çka do të jepet koncesion për përdorimin e lëndëve të para. Koncesioni për hulumtimet gjeologjike në Alshar është pjesë e gjithsej 49 lokacioneve të vendit. “Nga dita e shpalljes së vendimit në gazetën zyrtare, konform ligjit për minerale kompanitë kanë obligim që në afat prej 30 ditëve të paguajnë tarifën e koncesionit në vlerë prej 44 milion denarë, mjete të cilat do të derdhen në buxhetin e Komunave mirëpo edhe në buxhetin qendror. Pra 78 për qind nga mjetet do të paguhen në buxhetin e Komunave, ndërsa 22 për qind do të paguhen në buxhetin shtetëror. Kjo është një dëshmi se me këto të ardhura Komunat do të kenë edhe më tepër mundësi për zhvillimin ekonomik lokal“ , tha Valon Saraçini, ministër i ekonomisë
Ofertat për të gjitha lokacionet vijnë nga 20 kompani, 2 prej të cilave janë të huaja. Ato në afat prej 30 ditësh duhet të bëjnë pagesën dhe në afat prej 2 viteve të bëjnë hulumtimin ndërsa tek jo-metalet afati është 4 vjet. Nëse hulumtimet tregojnë rezultate pozitive, atëherë do të merret koncesion edhe për eksploatimin e lëndëve të para të mineraleve të zbuluar në këto lokalitet. Në këtë grup përfshihet gërmimi i rërës dhe zhavorrit, sepse për to do të bëhen hulumtime gjeologjike. Gërmimi i zhavorrit është njëra ndër çështjet më problematike sepse ka shumë gërmues ilegal që gërmojnë pa asnjë leje dhe koncesione. Sipas disa vlerësimeve humbjet arrijnë në disa milion euro, kështu që njohësit e mirë të kësaj fushe apelojnë për nevojën që të gjenden forma dhe mënyra për parandalimin e gërmimit ilegal.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Eksplorimi i Alsharit, nga kompanitë vendore"