Lajmet e Fundit

Galatasaray transferon Drogban

By Unknown - 1/28/13

Gjiganti turk, Galatasaray, ka transferuar një tjetër emër të madh. Bëhet fjalë për sulmuesin e Bregut të Fildishtë, Didier Drogba.

Televizioni LigTV raporton se klubi nga Stambolli ka arritur marrëveshje personale me lojtarin si edhe me klubin kinez, Shanghai Shenhua.
Ish-sulmuesi i Chelseat ka nënshkruar kontratë prej një vjet e gjysmë, ndërsa do të përfitojë rreth pesë milionë euro për sezon.
34-vjeçari është emri i dytë i madh që transferon Galatasaray, që ditë më parë siguroi shërbimet e mesfushorit holandez Wesley Sneijder nga Interi. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Galatasaray transferon Drogban"

Leave a Reply