Lajmet e Fundit

Tetovë, 88 vjeçari bën vetëvrasje

By Unknown - 12/8/12


Një 88 vjeçar nga qyteti i Tetovës ka bërë vetëvrasje, ditën e ejte rreth orës 17:00. Vetëvrasjen e ka kryer duke përdorur armë zjarri, gjegjësishtë pistoletë të kalibrit 9mm, njofton TV KOHA. 

“Vetëvrasjen e ka kryer në njërën nga dhomat e shtëpisë, ndërsa e kanë gjetur më të afërmit të cilët e kanë dëgjuar krismën dhe rastin e kanë paraqitur në Policinë e Tetovës. Pas hetimeve të gjykatësit hetues, prokurorit publik dhe mjekut nga mjekësia ligjore është konstatuar vdekja e tij. Pistoleta dhe gëzhojë janë marrë për hetim ndërsa poashtu është bërë parafinë me personat të cilët në atë moment kanë qenë në shtëpi. Me urdhër të gjykatësit hetues trupi është dërguar për obduksion”, njofton Policia e Tetovës, e cila nuk ka dhënë sqarime për motivet e kësaj vetëvrasje. 
Ndërkaq, ky është rasti i gjashtë i vetëvrasjes në Tetovë, ndërsa deri më tani janë rregjistruar edhe 25 tentime për vetëvrasje. Gjatë vitit të kaluar në Tetovë u rregjistruan 9 vetëvrasje dhe 32 tentime për vetëvrasje./TV KOHA/

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Tetovë, 88 vjeçari bën vetëvrasje"

Leave a Reply