Lajmet e Fundit

Platini: Messi do të thyejë rekordin tim

By Unknown - 12/8/12

Argjentinasi mes adhuruesve të tij të shumtë numëron dhe presidentin e Uefa-s, Michel Platini. Francezi, tre herë fitues i Topit të Artë, bashkë me Cruyff dhe Van Basten e sigurisht Mesin, është I sigurtë se ylli I Barcelonës do të arrij të thyejë rekordin e këtyre tre emrave të mëdhenj të futbollit botëror duke marrë këtë cmim prestigjoz për herë të katërt në karrierë dhe pse presidenti i futbollit europian nuk vë dorën në zjarr që kjo do të ndodhë më datë 7 janar të 2013.
-Nuk e di nëse Mesi do e fitoj Topin e Artë dhe këtë herë por jam I sigurtë se ai do të arrijë të thyejë rekordin tim të Topave të Artë të fituar, ka thënë Platini.
Sipas Platinisë, fitimi I Topit të Artë nuk është I lehtë dhe duhet të jesh pjesë e një skuadre të madhe për të marrë këtë trofe. Këtë francezi e shpjegon bazuar dhe në eksperiencën e tij personale:
-Për mua deri në moshën 27-vjecare ishte pothuajse e pamundur të fitoja Topin e Artë sepse luaja me Sent Etienin. Për të marrë këtë trofe duhet të jesh pjesë e një skuadre të madhe. unë munda të fitoj tre Topat e mi të Artë në momentin kur u transferova te Juventusin. Gjithsesi rekordet janë bërë për t’u thyer dhe i imi zgjati 25 vjet. Jo keq, ka shtuar edhe një herë ylli botëror i futbollit.
Lionel Mesi është në garë për Topin e Artë bashkë me Ronaldon, që e ka fituar një herë këtë cmim dhe Andres Injestën që nuk ka mundur të triumfojnë kurrë në garën për këtë trofe individual.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Platini: Messi do të thyejë rekordin tim"

Leave a Reply