Strugë, rriten çmimet për festat e fundvitit
By Unknown - 12/30/12
Fenomeni i rritjes së çmimeve gjatë festave, është bërë dukuri e zakonshme por edhe shqetësuese për qytetarët. Në prag të Vitit të Ri çmimet në tregun e qytetit të Strugës kanë pësuar një rritje të lartë duke u bërë të papërballueshme për buxhetin familjar. “Tani me gjendjen ekonomike që është këtu çmimet janë shumë të larta. Papunësia është në maksimum dhe sipas papunësisë dhe gjendje ekonomike çmimet janë të larta. Në prag festash çmimet duhet të ulen, ose të jënë normale siç kanë qënë”, tha një qytetar.
“Çmimet e larta janë për ata që punojnë këtu, sa për gurbetqinjtë jo, ama, kurse për ata që punojnë këtu me një rrogë ,veqse si i thonë do të jetoj njeriu të kaloj një jetë”, tha një tjetër qytetar
Edhe tregëtarët e pohojne një gjë të tillë, por ata ja hedhin fajin furnizuesve të mëdhenj. “Konsumatori gjithmon ka të drejtë, se gjithmon për festa kur ka qoftë festat tona muslimane, ose të krishterëve qe jane, gjithmon cmimet ndryshojnë, sidomos për vitin e ri ka do cmime që është vështirë ta blej konsumatori. Inspekoriati faktikisht gjjithmon ka ardhur, na kanë kontrolluar, por nuk kanë ata cfarë të bëjnë me ne, sepse nuk jemi ne ata që vendosim për cmimet, cmimet vijnë prej lart”, tha një tregtar.
“Mendoj që për standartin tonë është shumë shtrenjt dhe cmimet janë shumë të larta”, tha një tregtar tjetër.
Përveç kësaj, në Strugë nuk vërehet as atmosfera festive meqë për dallim nga vitet e kaluara, sivjet pjesa më e madhe qytetit nuk është dekoruar për Vitin e Ri
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Strugë, rriten çmimet për festat e fundvitit"