Lajmet e Fundit

GLOBE SOCCER: FALCAO, FUTBOLLISTI I VITIT

By Unknown - 12/30/12

Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao, ka fituar çmimin për futbollistin më të mirë të vitit 2012 nga Globe Soccer. 26-vjeçari i kënaqur me çmimin e fituar ka thënë se pa ndihmën e bashkëlojtarëve të tij në ekip dhe kombëtare, nuk do ta kishte mundur të ishte në këtë pikë. Reprezentuesi i Kolumbisë Falkao vitin a kaluar pasi fitoi Liga Evropën me Porton kaloi në Atletiko Madrid, duke u bërë futbollist kryesor i kësaj skuadre. Me Atletikon përsëri fitoi Liga Evropën, duke qenë protagonist kryesor i suksesit, ndërsa më pas ndihmoi skuadrën të fitonte Super Kupën e Evropës, kur shënoi tre gola kundër Çelsit. Forma e mirë e tij vazhdoi edhe në gjysmëstinorin vjeshtor të La Ligës, duke qenë vendimtare që Globe Soccer t’i japë çmimin e më të mirit të vitit. Kjo ngjarje u mbajt në Dubai, në një mbrëmje madhështore ku morën pjesë shumë yje nga bota e futbollit. Fitues i këtij çmimi vitin e kaluar ishte portugezi Kristiano Ronaldo.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "GLOBE SOCCER: FALCAO, FUTBOLLISTI I VITIT"

Leave a Reply