Lajmet e Fundit

Maqedonia merr borxh të ri nga Banka Botërore

By Unknown - 12/29/12


Shteti do të marrë borxh edhe 50 milionë dollarë nga Banka Botërore. Deputetët e shumicës, në mungesë të opozitës, me procedurë të shkurtër dhanë dritë jeshile për huazimin e ri. Qëllimi i huas është që të sigurohen mjete për mbështetje buxhetore, ndërsa paratë do të akordohen me kushte të volitshme, tha ministri i Financave, Zoran Stavreski.
Afati i shlyerjes është 18 vjet me grejs-periudhë të përfshirë prej pesë viteve, shkalla e interesit është e ulët në këtë moment 0,58 për qind“, tha Zoran Stavreski, ministër i Financave 

Në parlament nuk u zhvillua debat rreth këtij huazimi. Nga foltorja parlamentare, Pavle Trajanov dhe Vlladanka Aviroviq vetëm bënë të ditur se huazimi është i domosdoshëm."Nuk jam ithtar që shteti të hyjë në borxhe, por tani bëhet fjalë për aranzhman që ka kushte jashtëzakonisht të volitshme dhe për këtë arsye do ta mbështes këtë ligj”, tha  Pavle Trajanov 

Kjo kredi është jashtëzakonisht e rëndësishme për Maqedoninë meqë Banka Botërore i beson politikës fiskale dhe monetare të Republikës së Maqedonisë”, tha Vlladanka Aviroviq, Partia Socialiste e Maqedonisë
Më herët, ligji kaloi në Komisionin për financa dhe buxhet, kryetar i të cilit është Marjanço Nikollov i LSDM-së, por pasi opozita është jashtë Kuvendit, tani këtë komision e kryeson Vlladanka Aviroviq e Partisë Socialiste. Qindra amendamentet që opozita i parashtroi për këtë huazim u hodhën poshtë për më pak se gjysmë orë, kështu që ligji u gjet në seancën plenare, ndërsa atë e votoi shumica parlamentare.Natasha Stojanovska

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Maqedonia merr borxh të ri nga Banka Botërore"

Leave a Reply