Casillas mendon të pensionohet në MLS
By Unknown - 12/11/12
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, është duke menduar që ta përfundojë karrierën në Ligën amerikane – MLS.
Spanjolli dëshiron t’i luajë ditët e fundit të karrierës me Los Blancos, mirëpo ka frikë se kritikët do ta detyrojnë të largohet nga La Liga.
“Do të më pëlqente që të pensionohesha te Madridi, por nëse kritikët janë kaq të ashpër kur jam 31 vjeç, imagjinoni si do të jenë ata kur t’i mbush 37 vjet”.
“Do të doja që në të ardhmen të luaja në një ambient më të qetë dhe nëse do të më duhej të luaja diku tjetër, do të ishte një klub, i cili nuk mund të vijë konkurrencë të drejtpërdrejtë me Real Madridin. Për shembull, në SHBA, ku më pëlqen”, ka thënë Casillas për La Sexta.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Casillas mendon të pensionohet në MLS "