Lajmet e Fundit

Bora 'befasoi' shërbimet e pastrimit

By Unknown - 12/11/12


Bora e dhjetorit, e paralajmëruar nga meteorologët dhe e pritur nga të gjithë, edhe këtë herë i ka befasuar autoritetet. Rrugët deri vonë në mëngjes, nuk kanë qenë të pastruara, ndërsa trafiku rrugor në shumicën e akseve, zhvillohej me vështirësi. Qytetarët që ndeshëm në rrugë pyesnin në mënyrë të revoltuar pse shteti u kërkon të paguajnë taksa rrugore, dhe nga ana tjetër nuk u mundëson kushte për të udhëtuar. 
“Vi nga Tetova është gjendja katastrofave. Kjo tregon se shteti ka ardhur në fund, nuk funksionon asgjë, as Makedonija Pat’, as Komunat, as Qeveria, gjithçka është e vdekur “ , tha një qytetar.
“Turp, asgjë nuk është pastruar. Nuk e di pse ua paguajmë taksat rrugore, rrugët janë plot me borë. Më shumë se tre orë udhëtojmë nga Kërçova deri këtu”.
Nga “Makedonija Pat” pranojnë se pastrimi filloi me pak vonesë, por deri në fund të ditës, megjithë vazhdimin e reshjeve, të gjitha akset do të pastrohen.
‘Mund të them se tërë mekanizmi i Makedonija Patit që ekziston , ekipet që janë mbikëqyrëse janë në terren dhe janë duke e pastruar borën në të gjitha akset rrugore, posaçërisht në aksin rrugor Tetovë-Shkup, Tetovë-Gostivar, Gostivar-Kërçovë, Dibër-Mavrovë. Për 1 ose dy orë të gjitha rrugët do të jenë në funksion si më parë, besoj se nuk do të kenë problem vozitësit në terren’, tha Gajur Kadriu – drejtor i ‘Makedonija pat’ 
Reshjet e reja të borës në disa vende të caktuara, arritën edhe deri në 70 centimetra. Për shkak të borës, rrugët në akset rrugore Gostivar-Strazhë-Kërçovë, Gostivar-Mavrovë-Dibër-Strugë, Strugë-Qafë Thanë, Ohër-Bukovë-Resnjë, Manastir-Gjavato-Resnjë, Rosoman-Pletvar-Prilep dhe Kërçovë-Makedonski Brod-Prilep ka ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese. Në një pjesë të rrugëve ka edhe automjete të ngujuara. Në tri fshatra, në rajonin e Mavrovës, për shkak të mungesës së rrymës, nxënësit nuk po ndjekin procesin mësimor.
Trafiku rrugor në të gjitha akset magjistrale dhe rajonale zhvillohet me vështirësi. Autobusët që qarkullojnë nëpër vend dhe botën e jashtme mbërrijnë me vonesë, nga 15 minuta deri në 1 orë. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të mos udhëtojnë nëse nuk është nevoja.
Sot në mëngjes rrugë të papastra nga bora kishte edhe nëpër Shkup. Pas ndërhyrjes së 23 automjeteve, nga Agjencia e Rrugëve informuan se deri në mesditë, rrugë dhe rrugicat u bënë të kalueshme. Nga qyteti i Shkupit shprehen se kanë hedhur mbi 200 tonë kripë industriale për të shkrirë borën. 


Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Bora 'befasoi' shërbimet e pastrimit"

Leave a Reply