Lajmet e Fundit

Varane: Ndaj Barcelonës realizova ëndrrën time

By Unknown - 2/1/13


Varane, mbrojtësi francez që u kthye në hero të tifozëve madrilenë, mbetet me këmbë në tokë, një djalë i thjeshtë, i cili shikon drejt të ardhmes për të hapur dyer të reja në karrierë, sigurisht...me Realin e Madridit.

Talenti i repartit difensiv rezultoi basti i fituar i Mourinhos në një mbremje ku stonatura më e madhe pritej të vinte nga mbrojtja e arnuar. Por tashmë, “Special One” mund të thithë oksigjen të pastër, i domosdoshëm për të mbushur mushkëritë me ajër pas polemikave e javëve të fundit. 19-vjeçari shfaqet i thjeshtë edhe përpara gazetarëve, duke e përqëndruar vëmendjen te e ardhmja.
-Jam shumë i lumtur për paraqitjen e bërë në ndeshjen ndaj Barcelonës. Shënova një gol duke realizuar njëkohësisht edhe ëndrrën time. Unë kërkoj të jap përherë maksimumin. Messi? Është ashtu siç e mendoja.
Goli i barazimit erdhi nga koka e tij. Lojtari që askush nuk e priste në zonën e mbipopulluar kërceu mbi të gjithë duke legjitimiuar festen në “Santiago Bernabeu”.
-E pashë Ozilin që do ta godiste atë top dhe kështu vendosa të kërceja duke e çuar topin në qoshe. Ndjesia pas një goli të tillë është e pabesueshme edhe pse mendoj se ajo mbremje do të ishte më e bukur nëse do të kishim shënuar. Është një mëkat që nuk arritëm të kalonim në avantazh.
Në fushë dha përshtypjen e një lojtari lider, gjë të cilën duhej ta bënte eksperti Carvalho dhe francezi rrëfen sekretin.
-Nuk kam frikë për përballjet direkte. Kërkoj të jap maksimumin nga vetvetja edhe pse në një ndeshje të tillë nuk mund të mos kesh emocione.
Në fund Varane shkëput edhe një mendim për takimin e kthimit në “Camp Nou”, duke karikuar shokët e skuadrës.
-Normalisht do të shkojmë për të fituar dhe për të prekur finalen. Duam të luajmë një ndeshje të madhe dhe po përgatitemi për këtë.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Varane: Ndaj Barcelonës realizova ëndrrën time"

Leave a Reply