Lajmet e Fundit

Tragjedi familjare në Elbasan

By Unknown - 2/1/13


Tragjedia familjare në Elbasan është pasqyruar edhe në mediat italiane pasi një prej viktimave ishte një 24-vjeçare italiane.

Autor i ngjarjes, shkruan “Il Leggo” që ka botuar edhe nje fotografi te viktimes, ishte babai i 27- vjeçarit nga Shqipëria, Sokol Ucaj, Engjëll Ucaj.
Sipas raporteve paraprake, “Il Leggo” shkruan se ngjarja ndodhi pasi babai i djalit nuk preferonte praninë e vajzës italiane në shtëpinë e tij, dhe përkrah djalit të tij.
Mësohet se ngjarja e rëndë është përcjellë tek familjarët italianë nëpërmjet ambasadës italiane që ndodhet në Shqipëri.
Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari Ucaj lëshoi gjithsej 22 plumba mbi trupat e tyre.
Ai në rrëfimin e tij tronditës në polici është shprehur se djali i tij nuk ka punua asgjë dhe që një situatë e till për të është e patolerueshme.
Në fund është shpreh se i ka vra të dy, djalin e tij në sallon ndërsa vajzën e ka qëlluar në dhomën e djalit.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Tragjedi familjare në Elbasan"

Leave a Reply