Lajmet e Fundit

Tabanoc, zbulohet droga në jastëk

By Unknown - 2/1/13


Autoritetet doganore të Maqedonisë në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë ndaluan një tentim të ri të kontrabandimit të një sasie droge mariuhanë.

Doganierët e kësaj pike doganore gjatë kontrollit të një autobusi të linjës Ohër – Hamburg – Ohër, në një jastëk kanë zbuluar rreth dy kilogramë drogë marijuanë. Jastëku ishte vendosur në një çantë sportive në bagazhin e autobusit.
Sipas njoftimit të doganës, droga ishte ngarkuar në Shkup, gjatë ndalimit të autobusit, ndërsa policia pas hetimeve ka zbuluar se bëhet fjalë për shtetasin e Maqedonisë me inicialet A.J, i cili është i njohur për organet policore dhe ndaj tij është shpallur fletë arrest policor. Poseduesi i drogës ka futur çantën në autobusin, gjatë ndalesës në Shkup.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Tabanoc, zbulohet droga në jastëk"

Leave a Reply