Lajmet e Fundit

Shtëpia e Hitlerit bëhet qendër sociale

By Unknown - 2/5/13

Një qendër sociale për integrimin e emigrantëve, me kurse për mësimin e gjuhës gjermane për të huajt. Pas vitesh të tëra diskutimesh, mund të jetë ky fati i shtëpisë austriake ku 20 prillin e 1889-ës lindi diktatori nazist Adolf Hitler.
Pushteti lokal i qytezës Braunau, që me Ministrinë e Brendshme menaxhon prej dekadash ndërtesën në pronësi të një zonje austriake që ruan anonimatin, po merr në konsideratë kthimin e godinës në një qendër sociale. 
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja austriake “Kurier”, sipas të cilës organizata Volkshifle, që në gjermanisht do të thotë “ndihmë për popullin”, i është përgjigjur me interes ofertës së bërë nga këshilli bashkiak për kthimin e shtëpisë së diktatorit në strehë për emigrantët.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Shtëpia e Hitlerit bëhet qendër sociale"

Leave a Reply