Lajmet e Fundit

SHBA: Motrat kosovare humbin jetën në aksident rrugor

By Unknown - 2/5/13

Liridona Bojkaj (14) dhe motra e saj Mërgimtarja (17), të dielën kanë humbur jetën në një aksident fatal në jug të autostradës State Hwy, afër qytetit Kilgore.
Dy motrat nga Kosova, të cilat po banonin me familjen e tyre në Teksas, ishin nxënëse në Kolegjin “Kilgore Independet School Distrct”, njofton INA.
Ndërkaq,  tre pasagjerët tjerë, drejtuesja e automjetit Hava Shala (33), i afërmi i saj Benny Shala (37) si dhe vëllai i dy motrave Murteza Bojkaj (19), i kanë shpëtuar aksidentit. Ata janë dërguar në spitalet lokale për trajtim të mëtejshëm.
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë, Jean Dark tha se, drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin mbi makinën dhe si pasoj vetura është rrotulluar disa herë në mes të rrugës.
-Aksidenti është ende nën hetim dhe ky raport është përfundimtar,  tha Dark.


Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "SHBA: Motrat kosovare humbin jetën në aksident rrugor"

Leave a Reply