Ronaldo: Reali më i mirë se United
By Unknown - 2/5/13
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i bindur se do të arrijë të përballet me sukses me ish-klubin e tij, Manchester United, në sfidën e Ligës së Kampionëve.
Reali është caktuar të përballet me Djajtë e Kuq në 1/8-tën e finales së Ligës së Kampionëve që fillon javën e ardhshme, dhe Ronaldo beson se spanjollët janë superiorë ndaj anglezëve.
“Besoj se gjërat do të shkojnë mirë. Sipas mendimit tim. Real Madridi ka një ekip më të mirë, edhe pse ne duhet ta tregojnë këtë në fushë, pasi United është një ekip shumë i bashkuar dhe gjithmonë ka qenë në vitet e fundit”, ka thënë Ronaldo për revistën Champions.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Ronaldo: Reali më i mirë se United"