Lajmet e Fundit

Roma shkarkon trajnerin

By Unknown - 2/2/13

Skuadra e Romës e ka shkarkuar trajnerin Zdenek Zeman pas humbjes së të premtes mbrëma në shtëpi.

Giallorossët u mposhtën me rezultat 4-2 nga Cagliari në Stadio Olimpico, ndërsa kjo ishte ndeshja e pestë radhazi në Serie A, në të cilën ata nuk dinin për fitore.
Performanca e dobët e skuadrës u përcoll edhe me protesta të tifozëve të cilët kërkuan shkarkimin e Zemanit.
Dhe kështu ndodhi. Në një mbledhje të drejtorëve të klubit të shtunën, u vendos që t’i tregohej dera 65-vjeçarit.
Vendin e strategut çek do ta zë përkohësisht Aurelio Andreazzoli. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Roma shkarkon trajnerin"

Leave a Reply