Lajmet e Fundit

Mbrëmë në Kopenhagë u themelua 'Shoqata Humanitare Tearca'

By Unknown - 2/2/13


Kopenhagë-Mënyra më e mirë dhe më e lehtë të bashkëndjesh me të varfëritë është t’i ndihmosh ata. Në prani të një numëri të konsiderueshëm të emigrantëve shqiptar në Kopenhagë,të cilët kryesishtë vinë nga Tearca e Tetovës,u themelua ”Shoqata Humanitare Tearca”.
Interesimi I bashkëatdhetarëve që jetojnë në Danimarkë dhe që vijnë nga Tearca ishte jeshtëzakonisht i madhë,si dhe dëshira dhe disponimi pozitiv i tyre që në mënyrë imediate të formohet një shoqatë me karakter humanitar.
Duke pasur parasyshë krizën e madhe ekonomike,varfërinë e madhe,papunsisnë dhe anashkalimin total të autoriteteve të Maqedonisë për kategorinë më të goditur të shoqërisë,rastet sociale,bashkëatëdhetarët vendosën që të themelojnë shoqatën në fjalë ,e cila do të përkujdeset kryesishtë për kategorinë e njerëzve të cilët nuk kanë asnjë të ardhur dhe kanë nevoja emergjente për ndihma mjekësore(barna,operacione,skanime,rezatime etj.) .
Shoqata do të jetë organizatë joqeveritare dhe misioni i saj do të jetë të ndihmojë popullin shqiptar, të ndihmojë familjet e varfëra nga Tearca të cilat kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje.
Pagesat do të bëhen në xhirollogarinë bankare të shoqatës humanitare, ”Shoqatës Humanitare Tearca”e cila së shpejti do të regjistrohet tek autoritetet daneze  dhe do t’ju shpërndahen bashkëatdhetarëve.
Me k’të rast u formua edhe kryesia e ”Shoqatës Humanitare Tearca” ecila përbëhet nga:
-Ajdn Asani (u zgjodh Kryetar i shoqatës)
-Xhevat Selmani (nënkryetar)
-Refik Sajni(Argëtar)
Kryesia ka një përgjegjësi dhe sfidë të jetë transparente në vizionin që kanë marrë përsipër, në vizionin e shoqatës. Çdo anëtarë ka përgjegjësi në punën që bënë, dhe është ambasador i këtij fondacioni!
Pasi u formua kryesia e shoqatës ,menjëherë u organizua një aksion ad-hoc për grumbullimin e mjeteve për financimin dhe trajtimin mjekësor të Ismail Ismailit nga Tearca,i cili ka nevoja urgjente për ndihma dhe trajtime mjekësore në Spitalin e Shkupit.Disponimi për solidaritet i bashkëatdhetarëve në Danimarkë ishte shumë i madhë dhe aty për aty u tubuan 11.250 DKr.(1.500 Euro).Mjetet e grumbulluara do ti dorëzohen personit në fjalë nga personat e autorizuar nga shoqata të cilët jetojnë në Tearcë.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Mbrëmë në Kopenhagë u themelua 'Shoqata Humanitare Tearca'"

Leave a Reply