Lajmet e Fundit

Duka: Prishtina nuk mund të regjistrohet në Shqipëri

By Unknown - 2/2/13

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për mundësinë e inkuadrimit të klubit futbollistik Prishtina në Superligën e Shqipërisë, duke thënë se do të jetë e vështirë që bardhekaltrit të regjistrohen.

Interesim për përfshirje në kampionatin shqiptar kanë shprehur Prishtina e Trepça '89. Madje nga klubi kryeqytetas kanë thënë se kanë nisur procedurën që të regjistrohen në ndonjë qytet të Shqipërisë dhe që më pas të bëhen pjesë e FSHF-së.
“E kam kontaktuar presidentin e Prishtinës, Remzi Ejupin dhe kam biseduar. I kam thënë se nuk mund të regjistrohet Prishtina, sepse unë nuk shoh asnjë formulë adekuate”.
“Ai kërkon që të ndërtojë një klub këtu. Gjithsesi të shohim, mua më duket e vështirë që ta nisë nga Superiorja”, ka thënë Duka në një intervistë për Supersport.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Duka: Prishtina nuk mund të regjistrohet në Shqipëri"

Leave a Reply