Barrymore: Nuk dua që vajza ime të bëhet aktore
By Unknown - 2/1/13
Është rritur nën prozhektorët e famës dhe në moshën e njomë 13-vjeçare hyri në rehabilitim.
Për këtë arsye Drew Barrymore ka vendosur që të mos lejojë vajzën e saj 4-muajshe të ndjekë hapat e saj në kinematografi.
Në një intervistë për ‘Harper’s Bazaar’, aktorja 38-vjeçare theksoi: Kam pasur një fëmijëri të ekspozuar. Nuk e hedh poshtë jetën time dhe karrierën, por nuk dua diçka të tillë për fëmijën tim. E kam pëlqyer fëmijërinë time, por nuk do e doja për Olive.
Drew Barrymore shtoi se do e rrisë me norma strikte vajzën e saj.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Barrymore: Nuk dua që vajza ime të bëhet aktore"