Armando Gjançi: Shoku më goditi aksidentalisht, nuk i ndiej dy gishta
By Unknown - 2/3/13
Shkonim çdo ditë për dru jashtë shkollës. Shoku më goditi aksidentalisht. Ne po çanim drutë. Dy gishta të dorës nuk i ndiej,. Kështu ka deklaruar nxënësi 11-vjeçar Armando Gjançi, i cili u plagos në oborrin e shkollës “Muharrem Çela”, në fshatin Kukur të Gramshit, dy ditë më parë.
I mituri ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku po mjekohet, ndërsa thotë se mësuesit i kanë urdhëruar që të dalin për dru në shpatin e malit pranë shkollës, me qëllim ngrohjen e klasës. Pas mbledhjes, nxënësit e kësaj shkolle filluan t’i prisnin me sëpatë, ndërsa mësuesit i kanë angazhuar përditë, me rotacion. Nga spitali tregon se plagosja ka qenë aksidentale dhe nuk ka fajësuar shokun, për të cilin pohoi se e ka bërë nga pakujdesia.
11-vjeçari ka treguar edhe për plagën, për të cilën thotë se dy gishta nuk i ndien. Nëna e të miturit është shprehur se ishte në punë në momentin që djali i saj është plagosur në ambientet e shkollës.
-Ngjarjen e mësova nga të tjerët, ndërsa vetë isha në punë. Fëmijën e dërgova në shkollë, nuk dija më shumë. Mjekët thonë se shëndeti i djalit tani është normalizuar dhe do të futet në operacion për dy gishtat e dëmtuar, thotë e pikëlluar nëna, ndërsa më parë, familja ka akuzuar mësuesit e kësaj shkolle për “punët” që u jepnin nxënësve.
Megjithatë, burimet policore thanë se është dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë për veprën “shpërdorim detyre” mësuesja kujdestare e klasës së gjashtë në shkollën nëntëvjeçare Kukur, Mirela Dyrmishi. I njëjti procedim filloi edhe për drejtorin e shkollës, Nefail Kllogjeri. Sipas policisë, ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë masat për heqjen e sendeve të rrezikshme në shkollën 9-vjeçare në Kukur.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Armando Gjançi: Shoku më goditi aksidentalisht, nuk i ndiej dy gishta"