Xavi: Casillas, zemra dhe shpirti i Realit
By Unknown - 1/25/13
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka thënë se Iker Casillas do t’i mungojë shumë Real Madridit gjatë periudhës së tij të riaftësimit.
Kapiteni i Spanjës e ka thyer ashtin e gishtit të madh në Copa del Rey ndaj Valencias, ndërsa pritet që të jetë gjashtë deri në tetë javë jashtë fushe, që do të thotë se do të mungojë ndaj Barcelonës dhe Real Madridit, ndërsa kjo nuk është pritur mirë nga Xavi.
“Është një problem më shumë për ta, ai është zemra dhe shpirti i Real madridit. Ai është një humbje e madhe për Realin dhe për Spanjën”, ka thënë Xavi.
Më tej Xavi ka shtuar se ai e ka Casillasin shokun më të mirë te kombëtarja spanjolle dhe ka shprehur shokun e tij me rastin e lënies në pankinë nga Jose Mourinho, vendim të cilin e ka quajtur turpërues për teknikun portugez.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Xavi: Casillas, zemra dhe shpirti i Realit"