Lajmet e Fundit

Vlorë: Djali masakron me thikë të atin

By Unknown - 1/7/13

Vlorë, 6 janar - Krimi brenda familjes ka goditur këtë herë në qytetin e Vlorës ku djali masakroi me thikë babanë e tij. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e familjes Baraj në lagjen “Rilindja”. Ermal Baraj, 20 vjeç ka goditur të paktën 10 herë me thikë të atin 46-vjeçar, Shkëlqim Baraj.

46-vjeçari është shoqëruar menjëherë për në spitalin e qytetit, por si pasojë e plagëve të shumta të marra nga goditjet me thikë ka ndërruar jetë, transmeton Top Channel.

Sipas policisë viktima është shoqëruar në spital nga djali i tij, njëkohësisht i dyshuari kryesor për ngjarjen. Uniformat blu njoftuan mbajtjen e tij nën kontroll deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Vlorë: Djali masakron me thikë të atin"

Leave a Reply