Villa zëvendësim i Falcaos te Atletico?
By Unknown - 1/8/13
Atletico Madrid është duke menduar ta transferojë sulmuesin e Barcelonës, David Villa.
El Mundo Deportivo shkruan se Atletico është duke e menduar Villan si zëvendësim për Radamel Falcaon.
Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, e di se ai do ta ketë vështirë ta mbajë në skuadrën njërin prej sulmuesve më të mirë në botë, dhe përgatitet për shitje të tij.
Dhe Simeone nuk dëshiron të ketë mangësi në repartin e sulmit, andaj e ka etiketuar Villan si një përforcim të duhur. Sulmuesi i Barcelonës është jashtë favoritëve të trajnerit Tito Villanova dhe mund të jetë i gatshëm të largohet nga skuadra.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Villa zëvendësim i Falcaos te Atletico?"