Vdes tetovari me virusin e gripit H1N1
By Unknown - 1/24/13

Një burrë 62 vjeçar nga Tetova me virusin e detektuar të gripit të tipit A (H1N1) vdiq dje në Klinikën për sëmundje infektive.
Mjekja Sanja Marinkoviq nga Klinika për sëmundje infektive informon se personi ka pasur sëmundje kronike, paraprakisht është shëruar në shtëpi, ndërsa 20 orë ka qëndruar në Klinikë.
Jovanka Kostovska, udhëheqëse e sektorit për mbrojtje shëndetësore preventive pranë Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se nga e hëna deri më sot ka 22 raste të reja me virus të gripit nga të cilët 19 janë të tipit A, ndërsa tre janë nga tipi B. Nga ato 19, 14 janë të tipit H1N1, ndërsa pesë me virus të gripit nga tipi H3N2
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Vdes tetovari me virusin e gripit H1N1"