Lajmet e Fundit

USAID do tu ndaj diploma ndërtimtarëve të Pollogut

By Unknown - 1/24/13


Nesër, e premte (25.01.2013) në orën 09.00, në lokalet e Universitetit të Punëtorëve në Tetovë, Projekti i USAD-it për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla në bashkëpunim me Universitetin e Punëtorëve dhe fondacioni Renova,
do të mbajë ceremoninë e ndarjes së diplomave për arsimin profesional të punëtorëve të sektori të ndërtimtarisë në rajonin e Pollogut. Punëtorët të cilët punojnë në njërën nga 220 kompanitë e sektorit të ndërtimtarisë, për herë të parë do të shpërblehen me diplomë e cila do t’u mundësojë të përparojnë në karrierë dhe t’i rrisin të ardhurat e tyre. Ky nivel i rëndësishëm i kualifikimit profesional është jashtëzakonisht i rrallë për punëtorët e ndërtimtarisë në Maqedoni, dhe për ta do të paraqet përparësi të madhe në tregun e punës. 
Këto diploma do t’ju ndihmojnë edhe kompanive të vogla ndërtimore duke u mundësuar aplikim për fitimin e tenderave që shpesh kanë si kusht edhe kualifikimin profesional të punëtorëve. Në këtë mënyrë, kompanitë e vogla ndërtimore, të cilat paraqesin një nga burimet më të mëdha të vendeve të reja të punës në rajonin e Pollogut, do të sigurojnë hapësirë për rritje dhe zhvillim, si dhe mundësi të krijimit të një numri akoma më të madh të vendeve të punës.
Projekti i USAID-it për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla është projekt katërvjeçar që ka për synim të nxisë rritjen e mikro ndërmarrjeve, ndërmarrjeve të vogla dhe atyre të mesme, me ç’rast do të nxitet hapja e vendeve të reja të punës dhe rritja e të ardhurave.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "USAID do tu ndaj diploma ndërtimtarëve të Pollogut"

Leave a Reply