Lajmet e Fundit

Siri, kryengritësit sulmojnë bazat ajrore

By Unknown - 1/2/13

Forcat kryengritëse në Siri që po luftojnë për përmbysjen e presidentit Bashar al-Assad, kanë sulmuar një bazë ajrore në provincën veriperëndimore, Idlib. i Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër njoftoi tha se sulmi në aeroportin ushtarak afër vendit Taftanaz, ishte njëri nga sulmet “më intensive”. Kryengritësit edhe më parë kanë sulmuar këtë bazë por nuk kanë pasur sukses ta marrin kontrollin ndaj tij. Kryengritësit e shohin forcën ajrore qeveritare si kërcënim kryesor për ta, prandaj gjatë disa javëve të kaluara i kanë shtuar sulmet e tyre kundër aeroporteve ushtarake, e veçanërisht në pjesën veriore. Vlerësohet se afro 45 mijë njerëz janë vrarë prej marsit të vitit 2011, kur filloi kryengritja kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, në Siri.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Siri, kryengritësit sulmojnë bazat ajrore"

Leave a Reply