Lajmet e Fundit

Shoferët e ardhshëm do të testohen me celular

By Unknown - 1/27/13

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme sot e promovuan aplikacionin e ri për telefona celularë i cili e përmban simulatorin për dhënie të testit elektronik nga provimi për patentë shoferi.

Aplikacioni i përmban të gjitha funksionalitetet që i ka sistemi elektronik për dhënie të pjesës teorike të provimit për patentë shoferi dhe me të kandidati ka mundësi në çdo kohë t'u përgjigjet pyetjeve dhe ta verifikojë diturinë e tij.
Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, e cila mori pjesë në promovim, theksoi se ky aplikacion do t'u ndihmojë shumë kandidatëve të cilët duhet ta japin provimin për patentë shoferi.
-Qëllimi ynë me vendosjen e mënyrës së re për dhënie të pjesës teorike për provimin për patentë shoferi nuk është që të zvogëlohet numri i kandidatëve që kalojnë me sukses, por që në mënyrë objektive të vlerësohet dija. Ajo që në njëfarë mënyre ishte rregull në të kaluarën që të fotokopjohen teste dhe të mësohen pyetjet përmendësh, tani ka shumë pak mundësi, pothuajse e pamundur duke pasur parasysh numrin e kombinimeve të pyetjeve të cilat gjenerohen nga një bazë e përbashkët dhe të cilat mund të jenë pjesë përbërëse nga provimi që e jep kandidati, tha Jankulloska.
Për dallim nga më parë kur numri i kandidatëve që kanë kaluar me sukses lëvizte rreth 85 për qind, me vendosjen e e sistemit elektronik të dhënies së provimit mesatarisht ky numër lëviz rreth 55 për qind, që sipas ministres Jankulloska tregon se është rritur cilësia e njohjes së rregullave dhe dispozitave të sigurisë, gjegjësisht se ka shoferë më mirë të përgatitur në komunikacion.
Të dhënat flasin se në vitin 2012 është zvogëluar numri i aksidenteve në trafik dhe numri i viktimave. Kështu, për dallim nga viti 2011 numri i aksidenteve në trafik është zvogëluar për 8 për qind, ndërsa numri i viktimave për 23 për qind./sq.kurir.mk

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Shoferët e ardhshëm do të testohen me celular"

Leave a Reply