Seul, shteti përforcon disiplinën e nxënësve
By Unknown - 1/3/13
Rreth 200 gjimnazistë koreano-jugorë, në temperatura nën zero dhe në mes të borës, po marrin pjesë në programin e rregullt dimëror qeveritar për rritjen e disiplinës dhe qëndrueshmërisë tek nxënësit. Të izoluar në një kamp rinor, rreth 60 kilometra nga kryeqyteti Seul, këta gjimnazistë forcohen duke përmbushur stërvitje të ndryshme ushtarake, nga ngritja e trungjeve të rënda e deri te vrapimi nëpër fusha të mbuluara me borë.
Shumë prej tyre nuk janë këtu në bazë të vullnetit të tyre, por me kërkesë të prindërve të tyre. Ata konsiderojnë se duke ia adresuar fëmijët e tyre të padëgjueshëm në duart e shtetit, ata do të bëhen më të përgjegjshëm dhe më të vyeshëm.
“Nuk sillesha mirë kur prindërit nuk ishin afër meje. Prej tani e tutje premtoj se do të ndryshoj dhe do të jem i mirë. Do të përqendrohem në mësim dhe mendja nuk do të më fluturojë pas punëve të tjera”, deklaroi Kim Seo, nxënës.
Trajnimi zgjatë dy javë. Çdo ditë përbëhet nga 9 orë punë të lodhshme. Qëllimi kryesor – ndërtimi i karakterit të fuqishëm tek të rinjtë.
“Ky program kthen vetëbesimin tek nxënësit që kanë probleme sjelljeje. I trajnojmë që të ndryshojnë edhe mentalitetin. Në kohët e sotme, shumë të rinj rriten pa kurrfarë brengash dhe prandaj nuk janë të pjekur sa duhet. Më së shumti përqendrohemi se si ta ndryshojmë këtë”, tha Tae Xhin, trajner.
Stërvitjet përfshijnë edhe shumë punë ekipore. Nëpër kamp, që prej themelimit në vitin 1997 e deri tani, kanë kaluar mbi 100 mijë të rinj.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Seul, shteti përforcon disiplinën e nxënësve"