Lajmet e Fundit

Rufi Osmani UÇK...

By Unknown - 1/26/13


Një foto që së fundmi po shpërndahet në Internet, dëshmon një realitet që shumë pak njerëz e kanë ditur. Rufi Osmani me uniformën e UÇK-së. Pranë tij edhe Fazli Veliu dhe disa luftëtarë të tjerë.
Në foto nuk mund të hetohet se në çfarë vendi mund të jetë shkrepur kjo foto. Në sfond duket një kodrinë malore pa ndonjë objekt karakteristik që do të mund të locohej vendi i saktë. Nuk dihet nëse foto është shkrepur në Kosovë në vitet 1999-2000 ose në Maqedoni diku nga mesi i vitit 2001. 
Se Osmani ka mbajtur takime dhe kontakte permanente me kreun e UÇK-së është një sekret publik por që ka pasur veshur edhe uniformën e UÇK-së kjo veçmë përbën një lajm. Është fakt po ashtu që Rufi Osmani ka pasur edhe ofertë nga kreu i UÇK-së për tu inkuadruar në fillim në BDI, po ashtu është fakt se i është premtuar edhe posti i ministrit të financave në qeverisjen 2002 – 2006. Por pse pasi hoqi uniformën e UÇK-së (shih foton) nuk vazhdoi me Ali Ahmeti dhe BDI, kjo pritet të dëshmohet në perspektivë.
Ndoshta ka qenë kundër ndalimit të luftës gjatë vitit 2001 ashtu sikurse shumë pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.    Ndoshta....

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Rufi Osmani UÇK..."

Leave a Reply