Lajmet e Fundit

Roma pranë finales

By Unknown - 1/24/13


Roma është me një këmbë në finalen e Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur Interin me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Olimpico. Pjesa e parë ishte në fillim e baraspeshuar, por përplot me gola.
Alessandro Florenzi shfrytëzoi për mreklli një harkim të Piris për të shënuar me kokë për 1-0 pas 13 minutash lojë.
Roma e dyfishoi epërsinë në minutën e 33-të përsëri me kokë, kësaj radhe realizator ishte Matia Destro (33’).
Kur të gjithë menduan se Interi nuk ka gjasa, në skenë u shfaq Rodrigo Palacio që një harkim të mirë të Cambiassos e shfrytëzoi bukur për të realizuar për 2-1.
Ne pjesën e dytë u zhvillua ndeshja tejet e mirë me shumë raste të shënimi për Interin, por Nerazzurët nuk arritën të nxjerrin barazimin e shumëkërkuar.
Kështu pas ndeshjes së parë Roma ka avantazhin në rezultat, por një fitore minimale në San Siro do t’ia siguronte Interit kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë, prandaj këtu gjërat janë ende të hapura. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Roma pranë finales"

Leave a Reply