Real Madrid blen portierin Diego Lopez
By Unknown - 1/26/13
Real Madrid ka blerë nga Sevilla portierin Diego Lopez për të zëvendësuar Iker Casillas, i cili do të qëndrojë rreth 3 muaj jashtë fushave të futbollit.
Bëhet fjalë për një rikthim, pasi Diego Lopez ka dalë nga “Fabrika” e Realit dhe për disa vite ka qenë portieri i dytë i madrilenëve.
Pas largimit nga klubi ku u rrit, portieri spanjoll luajti me Villarreal dhe këtë sezon nënshkroi për Sevilla një kontratë 5-vjeçare.
Tashmë Diego Lopez do të konkurrojë me Adan për vendin e titullarit në portën e skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Real Madrid blen portierin Diego Lopez"