Pushime dimërore, për kujtim
By Unknown - 1/4/13
Pyetje e rëndomtë, që dëgjohet zakonisht çdo fillim dimri, të cilën ia bëjnë njerëzit njëri-tjetrit saqë ngandonjëherë kjo të duket gati komike, porse, pushimet dimërore meritojnë vend të rëndësishëm në jetët tona, sepse është koha kur çdokush i dëshiron nga diçka më të mirë vetes dhe njerëzve që e rrethojnë. Ndërkaq, dëshirat dhe shpresat janë shtysë të jetëve tona dhe nëse jemi këmbëngulës e realë në këto dëshira, atëherë, herëdokurdo, do t'i arrijmë...
Arton Humolli
Për shumëkënd fundviti paraqet simbolin e fundit ose të fillimit të diçkaje të re, sjell vendime të njohura të një seneje të re, sjell shpresa, dëshira, besim, por edhe zhgënjime pse viti që po kalon ndoshta nuk është shfrytëzuar ashtu siç kemi dëshiruar ose siç kemi planifikuar.
Pa dyshim, shumë herë ju ka ndodhur që të keni net të këndshme, të cilat nuk kanë pasur lidhje me Vitin e Ri? Pa dyshim, ju kujtohen netët e tilla? Për disa, secila natë është Vit i Ri, sepse dinë që nga çdo argëtim të krijojnë festë. Mund të thuhet, thjesht, të lumtë ata, kjo është shkathtësia e kënaqjes në jetë, shkathtësi që nuk fitohet me lindjen, e cila mësohet me përvojën dhe e cila nga çdo ditë a natë bënë atë që do. Ata dinë të kënaqen me gjëra të vogla, të cilat i organizojnë vetë, ose kënaqen me ato që të tjerët i gëzojnë.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Pushime dimërore, për kujtim"