Lajmet e Fundit

Në Korenë e Veriut prindërit “hanë” fëmijët e tyre

By Unknown - 1/27/13


Prindër të uritur në Korenë e Veriut janë kapur duke ngrenë fëmijët e tyre për të shmangur vdekjen nga uria. Një baba mësohet se është ekzekutuar nga një skuadër zjarri për vrasjen e dy fëmijëve për ushqim.
Një lajm i tillë ka përhapur frikën për kanibalizëm në këtë shtet. “Sunday Times” raporton se si gazetar të maskuar kanë regjistruar disa histori horror në vendin që po vuan nga varfëria.
Mes ndodhive makabër përfshihet edhe një burrë i cili ka nxjerr kufomën e nipit të tij për ta ngrënë dhe një tjetër që ka zierë fëmijën e tij për ta ngrënë.
Mijëra koreano veriorë janë të frikësuar nga vdekja për shkak të urisë ndërkohë që lideri i tyre topolak Kim Jong-Un rregullisht ha drekë në bankete.
Pretendohet se më mbi 10 mijë persona mund të kenë vdekur nga uria vetën në kryeqytetin Pyongyang.
Një informator nga Jugi i Hwanghae thotë: “Në fshatin tim në maj një burrë i cili vrau dy fëmijët e tij dhe që u përpoq më pas t’i hajë ata u ekzekutua nga një skuadër zjarri.”
Informatori tregon se ky burrë gjithashtu i kishte ofruar mishin e vajzës dhe djalit edhe gruas së tij kur ajo ishte kthyer nga puna.
Ai u arrestua dhe u dënua me vdekje pas denoncimit tek autoritetet për këtë ndodhi.
Një informacion i tillë është mbledhur nga agjencia “Asia Press”, e cila ka përdorur “gazetarë qytetarë”, të cilët kanë raportuar nga Koreja e Veriut.
Një zyrtar u ka thënë atyre se në fshatin Chongdan një prind është arrestuar për shkak se ka ngrënë fëmijën e tij.
Koreja e Veriut po vuan prej vitesh për shkak se nuk ka mjaftueshëm ushqim për një popullsinë 24 milionëshe, për shkak të thatësirës rrënuese. Por megjithatë, vendi komunist një javë më parë sfidojë botën me një provë të tretë për raketat bërthamore.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Në Korenë e Veriut prindërit “hanë” fëmijët e tyre"

Leave a Reply